-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mik me Ilirin/ Meridiani ‘flet pa doreza’: Në garë i thashë të kishte respekt për…

Kryesoret

Meridiani i është bashkuar garës së “Dance Albania” pak javë më parë. Ish-banori i Big Brother ka folur në lidhje me këtë eksperiencë si dhe në lidhje me miqësinë që ka me kryetarin e jurisë, Ilirin.

Por duket se në garë, Meridiani i ka idetë e qarta në lidhje me raportin që ka me Ilirin.

“Unë e di se çfarë mendojnë dhe çfarë thonë njerëzit. Unë Ilirit i kam thënë vetëm diçka kur kam filluar te ‘Dance’: ‘Në qoftë se ti nuk do kesh respekt për profesionin tënd, nuk do kesh respekt as për mua’. Kështu që shoqëria jonë dihet si është. Unë brenda pistës së kërcimit do jem konkurrent si gjithë të tjerët, jashtë shoqëria jonë do vazhdojë po njësoj dhe besoj do jetë shumë e gjatë. Kështu që, për aq kohë sa ai nuk do respektojë profesionin e tij, i bie që nuk do më respektojë as mua…’, tha Meridiani.

Sipas tij, Iliri është shumë i prerë dhe kjo është një nga gjërat që më ka pëlqyer që kur kemi qenë në emision tjetër bashkë.

‘Është shumë i prerë dhe shumë i ndarë në disa gjëra. Unë po e shijoj, kam ardhur për ta shijuar, kam ardhur për të qëndruar sa më gjatë të jetë e mundur, por nuk kam pasur atë synimin që do shkoj se do fitoj trofeun se s’bën,” -u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit