-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gabimi që i zbuloi! Shqipëria vë në lëvizje Europën për hakerat iranianë

Kryesoret

Zgjerohen hetimet për sulmet kibernetike të sponsorizuara nga Irani kundër Shqipërisë. Autoritetet shqiptare kanë shtuar edhe disa shtete në listën e atyre prej të cilave kanë dërguar letër-porosi për ndihmë.

Prokuroria pas Rusisë, Iranit, Kinës dhe Britanisë ka nisur letër-porosi edhe drejt Turqisë, Holandës dhe shtete të tjera.

Hetimi ka gjetur gjurmë të përdorimit të serverave të ndryshëm në këto shtete, nga autorët e sulmit ndaj Shqipërisë.

Pala shqiptare me ndihmën e FBI-së po heton çdo gjurmë të aktivitetit të pandërprerë nga grupi iranian “Homeland Justice”. Në total ka shkuar në 22 numri i shteteve nga ku po kërkohet ndihmë.

Por si u zbuluan?

Në 15 Korrik ishte goditja e parë e hakerave në sistemet e shërbimeve publike më pas në shtator në sistemin TIMS.

Në momentin e parë hakerat përdorën një llogari “Homeland Justice” në aplikacionin “Twitter”, por pasi kjo u mbyll kaluan në planin B, “Telegram” ku javët e fundit janë publikuar disa të dhëna sensitive nga regjistrat e policisë.

Fillimisht hakerat përdorën një server në Iran, i cili qëndroi vetëm 5 minuta aktiv dhe më pas kaloi offline. Por ky gabim i vogël i tyre, solli zbulimin plotësisht, se pas këtij sulmi kibernetik fshihej inteligjenca e Iranit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit