Një skenë e çuditshme u shpalos sot në ceremoninë e koreografisë së kujdesshme të Kongresit të 20-të të Partisë Komuniste të Kinës .
Ish-presidenti Hu Jintao u shoqërua jashtë, me sa duket kundër dëshirës së tij, zbuluan gazetarët e AFP.
Ish-presidentit 79-vjeçar (2003-2013) iu kërkua nga zyrtarët të ngrihej nga vendi i tij pranë atij të Xi Jinping. Më parë, i kishte shkëmbyer disa fjalë si me Xi Jinping ashtu edhe me kryeministrin e vendit.
Skena nuk u shpjegua dhe as nuk u transmetua nga media shtetërore e Kinës.
Partia Komuniste e Kinës përfundoi sot kongresin e saj të njëzetë në Pekin, i cili pritej të vuloste mandatin e tretë radhazi të Presidentit Xi Jinping si udhëheqës partie dhe shteti dhe të formësonte të ardhmen politike të vendit gjatë pesë viteve të ardhshme.