-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Ka punuar marangoz që 14 vjeç’/ Flet shoku i Lear Kurtit: Nuk vuante nga epilepsia, merrej me stërvitje!

Kryesoret

Elendjon Çela, shoku i Lear Kurtit i cili ndërroi jetë mbrëmjen e 19 tetorit është shprehur se ky i fundit nuk ishte i birësuar, ashtu siç dhe qarkulloi lajmi në media.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Riview” në Euronews Albania, ai tha se Kurti është rritur nga nëna e tij biologjike dhe nga njerku të cilit i thërriste baba.

“E njihja prej 30 vitesh, kemi qenë komshinj vetë. Më vjen çudi që kanë thënë që e kanë birësuar, sepse ai kishte nënën biologjike. Ai është rritur me nënën e vet me njerkun. Ai që  14 vjeç ka punuar marangoz, ka qenë djalë punëtor, i shkathët”

Çela deklaroi se Kurti punonte me një lokal, ndërsa shtoi se nuk beson që ai merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

“Për herë të fundit e takova para disa ditësh. Kohët e fundit punonte në një lokal, merrej me sisteme. Me aq sa e njoh, nuk besoj se Leari shpërndante drogë”- tha ai.

Elendjoni është shprehur se ky i fundit nuk vuante nga epilepsia, ndërsa shtoi se prej 30 vitesh nuk e ka parë asnjëherë Kurtin të sëmuret.

“Kurti nuk vuante nga epilepsia. Nuk e kam parë të sëmuret aq vite që e njoh”- tha ai.

Më tej ai theksoi se 32-vjeçari merrej dhe me stërvitje.

euronews.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit