Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Edoardo Reja u shpreh sot se ka dëshirë që të vazhdojë drejtimin e kombëtares shqiptare të futbollit dhe për këtë do të bisedojë me presidentin Duka.
“Flitet shumë për të ardhmen, por pjesa e moshës është thjesht faktor psikologjik. Kam shumë besim tek kjo skuadër. Objektivi im fillestar ishin eliminatoret e Euro 2024.
Sigurisht që kemi zhgënjyer në Ligën e Kombeve, nuk dua të kërkoj alibi, por unë dua ta çoj deri në fund këtë mision për në finalet e Euro 2024.
Dua të qëndroj, sepse kam energjinë e duhur, por do të flas me Dukën menjëherë pas përfundimit të kontratës. Dëshira ime është e madhe për të vazhduar.
Ne mund ta luajmë kualifikimin me Çekinë, por në eliminatore lojtarët duhet të jenë në formë të mirë.
Nuk ka ndeshje të lehta në eliminatore, por unë jam i bindur që do të bëjmë mirë. Nuk është thjesht çështje dëshire, ne duhet t’i luajmë shanset tona deri në fund” tha ai.
Kombëtarja kuqezi do të luajë në 26 tetor në “Al Nahyan Stadium”, Abu Dabi miqësore me Arabinë Saudite.