-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të riut iu vendos qese në stomak? Rama rrëzon Berishën: Autopsia u filmua

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat e opozitës me në krye Sali Berishën që të riut që u vdiq policëve në duar dy net më parë iu vendos qesja dozën e drogës në stomak.

Ai tha sot nga Fieri se për të qenë në rregull dhe për t’u mbyllur gojën atyre që i cilësoi hiena, autopsia u filmua.

Akoma nuk ka mbaruar ekspertiza kur këta dalin dhe thonë “policia ka vrarë një njeri”. Prit ore të shohim si është kjo punë. Ka arritur puna që në këtë vend.

Pikërisht se një grup hienash vijnë vërdallë, policia bashkë me prokurorinë detyrohen t’i filmojnë të tëra.

Nga A-ja te ZH-ja për të qenë ata jo në rregull me profesionin se procedura nuk i detyron të filmojnë një autopsi, por për të qenë në rregull se nuk dihet cfarë ndodh këtu.

Thirrja e hienave kthehet në një rrëmujë dhe hall të madh për njerëz që janë në krye të detyrës dhe që janë të bombarduar nga ndjekësit e hienave” tha ai.

Autopsia bëhet nga një grup ekspertësh dhe jo një ekspert i vetëm në terrorin e Ardi Veliut. Një grup kriminal u krijua në këtë sesi të vrasin për së dyti Lear Kurtin jashtë çdo lloj imagjinate. U përsërit edhe njëherë skenari i Klodian Rashës.

Ardi Veliu njoftoi se në stomak iu gjet një qese plastike me kokainë. Broçkulla, iu vendos një qese me kokainë atij në stomak. Por nëse nuk ka ndodhur këto, çfarë e shtyu Ardi Veliun dhe Çuçin në një akt mafioz, autopsi, dezinformim?

Ku shkuan kamerat? Pse nuk gjenden kamerat e vendit ku e kapi patrulla. Kam dyshime shumë më të mëdha se këto i bëjnë policë të droguar”, u shpreh Berisha dje në një konferencë për mediat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit