-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Para, kokainë dhe peshore, policia u hynë në bazë trafikantëve të Vlorës

Kryesoret

Vesjan Veliaraj dhe Arben Ailili janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi shisnin kokainë.

Policia ka rritur të sekuestroi 52 doza kokainë dhe 90 doza kanabis dhe një peshore elektronike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se dy shtetas shpërndanin lëndë narkotike, në qytetin e Vlorës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin “Local”, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. A., 58 vjeç dhe V. V., 27 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. A., në lagjen “1 Maji”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe 90 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan 1 peshore elektronike, 3 aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale,” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit