Anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi ka deklaruar se për inceneratorin e Tiranës, Edi Rama do të paguajë 34 milionë euro për dy vitet e ardhshme.
Inceneratorit i Tiranës nuk ekziston, por është vetëm një landfill.
“Flasim për një incenerator i cili nuk ekziston e nuk ka as THEMELE, për të cilin deri tani janë dhënë nga buxheti i shtetit gati 100 milionë euro.
Një vjedhje e pastër në sytë e të gjithë shqiptarëve, por edhe të SPAK, i cili ende ka frikë të reagojë,” ka deklaruar Malltezi.
Ai ka shtuar se prej 3 vitesh Erion Veliaj në kundërshtim me ligjin, takson banorët me 29 euro për ton mbetje, 17 euro më shumë për ton sa kohe që nuk ke incenerim por depozitim dhe mbulim me dhe.
“Kjo është arsyeja përse nuk rriten pagat e pedagogëve, nuk rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve, nuk rriten pensionet, se qindra milionë euro duhet të shkojnë në llogaritë e mafies së inceneratorëve të kryesuar nga Edi Rama,” ka përfunduar Malltezi.