Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas intervistës së nënës së Lear Kurtit për News24.
Në një postim në Facebook Berisha shprehet se dyshimet e nënës së 32-vjeçarit që humbi jetën, janë të drejta, ndërsa shton se duhen dënuar përgjegjësit, që sipas tij janë “xhelatët e Edi Ramës dhe Bledi Çuçit”.
“Dyshimet e drejta të nënës së Lear Kurtit ndaj bandës me uniformë të Rama-Çuçit që i morën shpirtin me dhunë djalit të saj! Ngushëllime edhe një herë nënës për djalin e saj të vetëm, dhe dënim xhelatëve të Edi Ramës dhe Çuçit!”, shkruan Berisha.