Kampionia e Europës në Atletikë, Luiza Gega ka fituar gjysmë maratonën e Tiranës duke thyer edhe rekord kombëtar. Ajo ka përshkruar 21 km për 70 minuta dhe 18 sekonda duke lënë pas rivalët e saj në këtë garë. Rekordi kombëtar ishte 70 minuta dhe 18 sekonda.
Pasi theu rekordin, Luzia Gega e emocionuar tha se nuk e priste.
“Nuk e prisja. Është kënaqësi dhe krenari të vrapoj në vendin tim”, tha Gega.
Maratona e Tiranës 2022 vjen këtë vit me edicionin e saj të 6-të dhe me siguri tashmë mund ta cilësojmë atë si eventin më të madh sportiv në qytet. Këtë e tregon edhe pjesëmarrja e 2500 vrapuesve nga shumë vende të ndryshme të botës.
Shtimi i numrit të pjesëmarrësve ndër vite është një tregues i mirë se kjo garë është bërë e dashur për qytetarët e Tiranës dhe më gjerë.