Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi denoncoi situatën e inceneratorëve të Fierit.
Në një deklaratë për mediat ai tha se ka kaluar një vit dhe nuk ka kaluar testimi për impiantin e djegies.
“Arsyeja se përse ndodh e gjithë kjo vjedhje dhe aferë është mjaft e qartë: Edi Rama së bashku me Erion Veliajn, Arben Ahmetajn, Engjëll Agaçin, Damian Gjiknurin dhe së fundmi Belinda Ballukun, ka ngritur një skemë të pastër të vjedhjes së gjysëm miliardë eurove, nga taksat e qytetarëve shqiptarë, duke varfëruar çdo ditë e më shumë qytetarin e zakonshëm, në kurriz të investitorit “holandez” Klodian Zoto, i cili në fakt shërben vetëm si presta nome i kryeministrit.
I bëjmë sërish thirrje SPAK-ut me regji, të ngrihet në nivelin e pritshmërive të qytetarëve, të vendosë një herë të vetme standard të njëjtë në gjykim, të administrojnë qoftë edhe vetëm provat e bëra publike nga selia e PD për aferën më të madhe korruptive të shekullit dhe të mos vijojë me skenarin e Edi Ramës për arrestime periferike të cironkave të kësaj afere, pasi peshkaqenët aty i kanë, njërin në Bashki e tjetrin në Qeveri”, tha Këlliçi.