-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbahen zgjedhjet vendore në 14 komuna në Malin e Zi, qytetarët u drejtohen kutive të votimit

Kryesoret

Në orën 7 të mëngjesit janë hapur vendvotimet për zgjedhjet vendore në 14 komuna në Mal të Zi. Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë rreth 340 mijë zgjedhës, ku garojnë 100 lista zgjedhore për 481 këshilltarë në këto komuna.

Gara do të zhvillohet mes dy grupimeve politike që kanë dominuar prej vitesh në Mal të Zi.

Në njërën anë janë partitë pro-malazeze të udhëhequra nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit aktual, Milo Gjukanoviq, që mbi 30 vite e mbanin pushtetin në Mal të Zi dhe në anën tjetër gjenden partitë që fituan zgjedhjet e vitit 2020, të njohura si grupimi pro-serb dhe pro-rus.

Ndërsa grupimi i parë në këto zgjedhje vendore del i bashkuar në koalicione grupimi i dytë garon kryesisht i ndarë në disa forca politike.

Përveç kryeqytetit Podgoricës, që ka më së shumti elektorat, zgjedhje do të mbahen edhe në Tivar, Bijelo Polje, Pljevlje, Rozhaje, Budva, Danilovgrad, Zeta, Tivat, Plavë, Kollashin, Zhabljak, Pluzhine dhe Shavnik

Nga 14 komuna, që janë sot në zgjedhje, nëntë janë qeverisur nga Partia Demokratike Socialiste e Gjukanoviq me partnerët në koalicion. Por pas zgjedhjeve të vitit 2020, në të cilat humbi pushtetin në nivel shtetëror, kjo parti humbi edhe në disa komuna si në Nikshiq, Cetinë dhe Mojkovac.

Në komunën e Tivarit, që është qytetit i dytë me afro 40 mijë votues, zgjedhjet po zhvillohen të qeta dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar.

Vëzhguesi në vendvotimin e Ostrosit, Elez Hoxha vë në dukje se procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme.

“Procesi i votimit ka filluar në orën e paraparë dhe çdo gjë po vijon mirë. I gjithë materiali zgjedhor është në dy gjuhë”, thotë zoti Hoxha.

VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit