Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do ta presë në takim presidentin e Maltës, George Vella.
Kështu ka bërë të ditur ZKM përmes një njoftimi.
Takimi do të mbahet në ndërtesën e qeverisë nga ora 17:45.
Vella sot është takuar me presidenten Osmani, ndërsa pritet të takohet edhe me kryekuvendarin Konjufca.
Njoftimi i plotë:
Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 23.10.2022
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim presidentin e Republikës së Maltës, George Vella.
Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit dhe në oborrin e ndërtesës së Qeverisë.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 17:45