Sot zhvillohet Maratona e Tiranës, eventi më i madh sportiv në kryeqytet me vrapues nga disa vende të botës. Për shkak të këtij eventi, disa prej rrugëve në kryeqytet do të bllokohen nga ora 8:00 deri në orën 16:00.
Maratona nis me sheshin ‘Skënderbej’. Do vijojë në bulevardin ‘Zogu i Parë’ dhe më pas në ‘Bulevardin e ri’ të Tiranës. Më pas do të kthehen në sheshin ‘Skënderbej’ dhe do marrin djathtas për në rrugën e ‘Durrësit’. Për tu kthyer në rrugën e ‘Kavajës’, në rrugën ‘Myslym Shyri’, në bulevardin ‘Gjergj Fishta’, në bulevardin ‘Bajram Curri’. Kalojnë tek ura e Gjykatës, kthehen në rrugën ‘Ibrahim Rugova’. Kalojnë përmes zonës së ‘ish Bllokut’ dhe shkojnë në drejtim të ‘ish Gardës’. Pastaj bëjnë një rreth të plotë te ‘Parku i Liqenit’.
Më pas kthehen në sheshin ‘Nënë Tereza’, kalojnë te rruga ‘Gjergj Filipi’ për te rrethi i piceri Erës. Kalojnë rrugën ‘Papa Gjon Pali’ pranë televizionit, marrin kthesë. Ka 2 pjesë maratona aty. Maratona 10 km vijon në rrugën ‘Papa Gjon Pali’ dhe del në bulevardin ‘Bajram Curri’ po në rrugën ‘e Elbasanit’. Aty ku vazhdon rrugën ‘George Bush’, ‘Abdi Toptani’ dhe përsëri pranë bashkisë në sheshin ‘Skënderbej’.
Maratona ka 4 kategori, e plota 42 km, gjysmë maratona 21 km, 10 km. Kategoria për persona paraplegjikë dhe ka më shumë karakter promovues se sportivë.
Për shkak të bllokimit të rrugëve, Bashkia e Tiarnës apelon që shoferët të mos përdorin automjetet nesër, por nëse e kanë të nevojshme të gjejnë një rrugë alternative. Rreth 500 efektivë ndo të jenë në terren për mbarëvajtjen e maratonës. Qytetarëve u kërkohet që të mos tentojnë të hyjnë me automjet brenda perimetrit të garës, gjatë zhvillimit te garës, pasi kjo është rreptësisht e ndaluar, si dhe do të duhet t’u binden menjëherë shërbimeve policore në devijimet eventuale të trafikut.
Gara do të zhvillohet për 4 kategori të ndryshme, Marathon 42 km, Half Marathon 21 km, Tirana 10 km dhe kategoria “We Too”, për të gjithë personat me aftësi ndryshe. Sigurisht, për fituesit e tre vendeve të para, të secilës kategori, do të ketë edhe një çmim në vlerë monetare. Atmosfera festive nisi që në orët e para të së shtunës teksa kryeqyteti mikpriti “Fun Run” për nxënësit e shkollave dhe fituesit e tre vendeve të para morën shpërblim simbolik.