Kryeministri Edi Rama do të vizitojë sot Izraelin për të diskutuar me zyrtarët vendas mbi sigurinë kibernetike dhe sulmet iraniane kundër Shqipërisë.
Kryeministri dhe ministrat e tij do të zhvillojnë takime me Presidentin Isaac Herzog, kryeministrin Yair Lapid, liderin e opozitës Benjamin Netanyahu dhe kreun e Parlamentit Mickey Levi.
Rritja e numrit të sulmeve kibernetike që janë kryer nga Irani kundër Shqipërisë ka çuar në tensione mes dy shteteve, ndërsa Shqipëria i ndërpreu marrëdhëniet me Iranin në shtator.