-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjidhet shefi i ri i forcave izraelite

Kryesoret

Pa kapelën tradicionale hebree, të njohur gjerësisht si kippah, në kokë dhe me një shtrëngim duarsh me kryeministrin Yair Lapid, gjeneralmajor Herzi Halevi është emëruar zyrtarisht si shefi i ri i Forcave të Armatosura izraelite.

I 23-ti në kalvarin e gjatë të drejtuesve të Shtabit të Përgjithshëm të forcave izraelite, Halevi shihet si një figurë strategjike, të cilit do t’i duhet të ndërmarrë një sërë reformash për të arritur objektivat e vendosura ushtarake në Jerusalem.

Mbi të gjitha, duke parë tensionet e shtuara jo vetëm me palën palestineze, por edhe me Iranin.

Zyrtarë të lartë izraelitë, përfshi edhe ministrin e Mbrojtjes, Benny Gantz, kanë shprehur bindjen e plotë për rolin që Halevi do të luajë në riformatimin e Ushtrisë izraelite, duke parë edhe formimin e tij.

I lindur në vitin 1967 në një familje praktikante hebree në Jerusalem, Halevi do të bëhet i pari shef i Shtabit të Përgjithshëm me prejardhje të tillë, pavarësisht faktit se nuk e mban kippah-n në kokë.

Ai është i martuar dhe baba i katër fëmijëve.

Është i diplomuar në filozofi dhe në administrim biznesi nga Universiteti Hebre në Izrael, si edhe mban edhe titullin mjeshtër i shkencave në fushën e menaxhimit të resurseve kombëtare.

Këtë të fundit, e ka fituar nga Kolegji Kombëtar i Mbrojtjes në SHBA.

Si një oficer i lartë i përmbushur në radhët e Ushtrisë izraelite, pasi ka mbartur një sërë funksionesh në karrierën e tij të gjatë, tashmë detyra e tij do të shkojë në fuqizimin e faktorit izraelit ushtarakisht në rajon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit