-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arsyet, pse Sunak është favorit për postin e kryeministrit britanik?

Kryesoret

Rishi Sunak po konsiderohet kandidati favorit për t’u bërë kryeministri i ri i Britanisë, pasi Boris Johnson u tërhoq nga gara partiake më 23 tetor.

Zgjedhja e kryeministrit të ri nga deputetët e Partisë Konservatore mund të bëhet gjatë së hënës.

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se po tërhiqej nga gara pavarësisht se kishte mbështetje të mjaftueshme në Partinë Konservatore për të vazhduar garën, por tha në këtë kohë partia, por edhe shteti, kanë nevojë për unitet.

Ai tentoi që të sigurojë mbështetjen e 100 ligjvënësve, në mënyrë që të hynte në garë të hënën për të zëvendësuar Liz Truss.

Truss pasoi Johnsonin në postin e kryeministrit, pasi ky i fundit dha dorëheqje në shtator për shkak të një sërë skandalesh etnike.

Johnson tha se siguroi mbështetjen e 102 ligjvënësve që do të mund t’i siguronin kthimin në Zyrën e kryeministrit, por dështoi që ta bindte si Sunakun, apo edhe kandidaten tjetër, Penny Mordaunt, që të bashkohen “për interesin kombëtar”.

“Besoj se mund të ofroj shumë, por jam i frikësuar se thjesht tani nuk është koha e duhur”, tha Johnson në orët e vona të së dielës.

Tërheqja nga gara e Johnsonit, ka të ngjarë që i hap rrugën drejt fitores kundërshtarit të tij, ish-ministrit të Financave, Rishi Sunak, 42 vjeç.

Nëse konfirmohet, ai do të zëvendësojë Truss, e cila u detyrua të japë dorëheqje pasi lansoi një program ekonomik që shkaktoi trazira në tregjet financiare.

Truss dha dorëheqje më 20 tetor, 44 ditë pasi u zgjodh në postin e kryeministres.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit