-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I kërkoi Ukrainës të negocionte me Rusinë, jep dorëheqjen ministri rumun

Kryesoret

Ministri rumun i Mbrojtjes, Vasile Dincu, ka dhënë dorëheqje pasi është kritikuar nga presidenti dhe kryeministri i shtetit për deklaratën se Ukraina ka shans t’i japë fund luftës vetëm nëse negocion me Rusinë.

“Këtë mëngjes ia kam dorëzuar dorëheqjen time nga posti i ministrit të Mbrojtjes kryeministrit të Rumanisë, Nicolae Ciuca”, tha Dincu përmes një postimi në Facebook.

Dincu më herët ka mbajtur edhe postin e zëvendëskryeministrit të Rumanisë.

Më herët gjatë këtij muaji, Dincu tha se negociatat – me ndihmën e aleatëve ndërkombëtarë – janë mënyra e vetme për të arritur paqe afatgjatë në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë, që Moska nisi në fund të shkurtit.

Kjo deklaratë menjëherë nxiti reagime nga presidenti rumun, Klaus Iohannis, dhe liderët nga koalicioni qeverisës, përfshirë edhe nga kryeministri Nicolae Ciuca.

Iohannis tha se pasi që ukrainasit po paguajnë për luftën me gjakun e tyre, vetëm ata mund të thonë se kur dhe çfarë mund të negociohet. Ai po ashtu theksoi se deklaratat e Dincu nuk paraqisnin qëndrimin zyrtar të Rumanisë, shtet anëtar i NATO-s dhe i Bashkimit Evropian.

“Gjesti im [dorëheqja] vjen pasi është e pamundur të bashkëpunohet me presidentin rumun, komandantin suprem të forcave të armatosura”, tha Dincu në postimin në rrjetin social, Facebook.

“Mendoj se tërheqja nga posti është e nevojshme në mënyrë që të mos dëmtohen vendimet dhe programet që kërkojnë një zinxhir të mirëfilltë komandues dhe që të mos bllokohen një sërë projektesh që janë të nevojshme për Ministrinë dhe ushtrinë”, shtoi ai.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Së fundmi, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se shteti i tij nuk mund të negociojë me Rusinë, për aq kohë sa president i këtij shteti është Vladimir Putin./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit