-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish i dërguari i BE: Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është vitale për gjithë Evropën

Kryesoret

Ish i dërguari i Bashkimit Evropian në negociatat për statusin e Kosovës, Wolfgang Ischinger, tha të hënën se Ballkani Perëndimor është rajoni i vetëm në Evropë që bart potencial shpërthyes për shkak të historisë dhe arsyeve të tjera.

Ai i bëri këto komente gjatë një konference në Prishtinë me temën “gjeopolitika e re pas agresionit rus kundër Ukrainës”, ku tha se afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian do të rriste qëndrueshmërinë e rajonit.

“Rajoni juaj është i vetmi rajon në Evropë që ende bart potencial shpërthyes për shkak të historisë dhe arsyeve tjera.

Dhe nëse jam i sigurt për një gjë pas 45 vjetësh përvojë diplomatike, e di se kolegët, diplomatët dhe strategët rusë shumë të zgjuar, e dinë saktësisht se si dhe ku të eksplorojnë dobësitë, dhe nëse shoh dobësi përtej kufijve të vendit tim, e di se këto dobësi janë jo aq të shumta, të themi në Danimarkë ose Irlandë ose në vende të tjera të Bashkimit Evropës, por ato janë shumë të dukshme në këtë pjesë të Evropës. Prandaj ne duhet të përshpejtojmë proceset për afrimin e vendeve të rajonit më afër, më shpejt nën ombrellën e BE-së”, tha ai.

Zoti Ischinger tha se duke pasur parasysh vështirësitë aktuale dhe të vazhdueshme që kalon Kosova, duhet një proces i përshpejtuar për anëtarësim në NATO.

“Hapi i parë i këtij procesi duhet të jetë anëtarësimi i Kosovës në partneritet për paqe, ky është një hap i lehtë për t’u ndërmarrë. /VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit