Komuniteti i prindërve të “Yzbeyde Hanim”, pjesë e rrjetit të shkollave turke në Shqipëri, i ka dërguar letër ambasadave.
Ata janë shprehur se shqetësimi për të ardhmen e fëmijëve të tyre është tejet i madhe dhe se kopshti ishte i licencuar.
“Në këto kushte, kur ne si komunitet prindërish jemi dëshmitar të cilësisë së arsimit që ofrohet në këtë institucion, por edhe të infrastrukturës arsimore nga më modernet në Shqipëri, vendimi i MAS nxit shqetësimin tonë jo vetëm si prindër, por edhe si qytetarë, ndaj nivelit të brishtë të demokracisë shqiptare, ku padrejtësia prevalon lehtësisht ndaj së drejtës së individit, dhe e gjitha kjo në një vend kandidat që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian,” shkruhet në letër.
Tre javë më parë, kur u mor vendimi për mbyllje, prindërit e fëmijëve të kopshtit janë përplasur me efektivët e policisë.
Një prej uniformave blu u ka kërkuar që të mos bllokonin shkallët e Kryeministrisë, por prindërve nuk u ka pëlqyer kjo gjë. Njëra prej tyre i ka quajtur efektivët ushtarë të kryeministrit Edi Rama të cilin e konsideron kriminel.