Rishi Sunak, pas një jave do të marri drejtimin e Britanisë së Madhe në rolin e kryeministrit, por kush do të jetë zonja e parë.
Akshata Murthy, gruaja e tij, nuk ka arritur dot të qëndrojë larg skandaleve dhe problemeve me ligjin. Ajo ka një pasuri të përbashkët prej 730 milionë paund, thuajse ia kalon dhe mbretit.
Trashëgimtarja miliardere është vajza e manjatit indian të IT, Narayana Murthy, e cila zotëron Infosys me bazë në Bangalore.
Ajo u kritikua për statusin e saj të taksave ‘jo-shtetërore’ në fillim të këtij viti.
Por një deklaratë e kryeministrit të ardhshëm për gruan e tij ka shokuar opinionin.
“Unë jam tepër i rregullt, ajo është shumë e çrregullt”, tha ai. “Unë jam shumë më i organizuar, ajo është më spontane… ajo nuk do të më dojë që po e them këtë, por do të jem i sinqertë me ju, ajo nuk është perfektë në të gjithë çështjen e rregullimit. Ajo është një makth total, rroba kudo… dhe këpucë… o Zot, këpucë.’
Rishi, gjithashtu 42 vjeç, gruaja e tij dhe vajzat e tyre Krishna dhe Anushka do të jenë familja e parë hindu që do të zërë shtëpinë e kryeministrit.