-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambulanca erdhi? Pse e dërguan vetë policët trupin e Lear Kurtit në spital?

Kryesoret

Dy policët që shoqëruar Lear Kurtin kanë dëshmuar para hetuesve. Dhe në këtë rast kemi një deklarim kontradiktor me atë që është thënë më herët dhe nga AMP.

Dy kolegët kanë deklaruar se që në momentin e kapjes, i riu kishte probleme me frymëmarrjen dhe se ata nuk kishin parë që ai të gëlltiste qese me lëndë narkotike apo t konstatonin diçka të paligjshme rreth tij.

E ulëm në trotuar dhe pamë që i riu kishte vështirësi në frymëmarrje. Menjëherë kontaktova me drejtorinë vendore dhe kërkova një autoambulancë dhe që i riu të ndjehej më mirë e futëm në makinë, jo në makinën që kisha në shërbim, por në makinën tjetër. Filloi të ndihej më mirë dhe i thamë të qetësohej, ndërkohë që aty erdhën patrullat me kod 20 dhe 22. Në këtë moment kolegu tjetër i vendosi prangat dhe më pas u kthyem për të kontrolluar rrugën nëse kishte hedhur apo jo sende të kundërligjshme, por nuk gjetëm, kurse patrulla tjetër e dërgoi të riun në komisariat”, thuhet në një nga dëshmitë.

Ndërkohë që kolegu i tij u shpreh se ata tentuan t’i jepnim ndihmë duke u munduar t’i hapnim gojën dhe i mbajtëm kokën mbrapa që të mos godiste pllakat, pasi po bënte lëvizje të pakontrolluara.

News24 ka bërë me dije se autoambulanca ka shkruar në komisariat, pas telefonatës, por kur konstatuan se Kurti nuk ishte shenja jeta kanë refuzuar ta marrin atë. Ende nuk dihet se pse policët e kanë marrë trupin e pajetë dhe e kanë dërguar në spital.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit