Vetëm tre ditë ka zgjatur arratia e Besmir Ukës, i cili plagosi me thikë Ermir Shabanajn në Sarandë. 37-vjeçari është arrestuar së bashku me shokun që e fshehu.
Tre ditë më parë në në lagjen nr. 3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, Uka plagosi me thikë Shabanajn që ndodhet i shtruar në spital.
Shoku i autorit të plagosjes u arrestua pasi po përgatiste kushtet dhe mjetet për ta larguar atë nga qyteti i Sarandës. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.