Një prej zyrtarëve më të fuqishëm të Rusisë, Sergei Naryshkin, kreut të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme është shprehur se Rusia nuk po planifikon të përdori armë bërhatmore.
Kreu i Inteligjencës ka shtuar se Perëndimi po provokon me deklarata e tij.
“A do të deklaroni kategorikisht se Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë ose nuk do të angazhohet në veprime të tjera provokuese, të tilla si shpërthimi i një bombe të pistë apo hedhja në erë e një dige? E pyeta zotin Naryshkin.
Shefi i spiunazhit të Rusisë nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes. “Ne jemi, sigurisht, shumë të shqetësuar për retorikën perëndimore për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore,” u përgjigj Sergei Naryshkin.