Policia e Tepelenës ka arrestuar një 52-vjeçar për kalim të paligjshëm të emigrantëve.
Sipas njoftimit të policisë P. V 52 vjeç, banues në Tiranë, u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional “Tepelenë-Memaliaj”, duke transportuar me automjetin e tij, kundrejt fitimit, 5 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Gjithashtu efektivët e policisë sekuestruan automjetin me të cilin transportoheshin emigrantët, 1 aparat celular dhe 1400 euro të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.