Policia e Durrësit arrestoi sot Febjus (Dritan) Dautin 38 vjeç, banues në Durrës, i dënuar 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese”, kryer në bashkëpunim.
“Më 17.01.2015, 38-vjeçari, së bashku më 3 shtetas të tjerë, u konstatua duke transportuar 3 kallëpe lënde plasëse. Si rezultat i punës policore për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të kësaj ngjarjeje, shërbimet e Policisë së Durrësit vunë në pranga, më 18 tetor 2022, shtetasin Bledar Plaku, njëri nga bashkëpunëtorët e shtetasit Febjus (Dritan) Dauti, të vënë në pranga ditën e sotme”, tha poicia.
Por si u fut në kurth 7 vite më parë?
Policia asokohe kishte dyshime dhe i ngriti një kurth Dritan (Febjus) Dautit duke i infiltruar një agjent. Dauti e garantoi aë me 3-4 shokë të tij mund të vendosin eksploziv me porosi në automjete, komisariat policie, shtylla tensioni të lartë apo kudo tjetër.
E vetmja kërkesë e tyre ka qenë korrektesa në pagesë, por Dauti nuk ka ditur se personi me të cilin po fliste ishte një agjent i infiltruar i policisë. Pasi u zbulua u ndoq por arriti që të shpëtonte. Sot ai është pas hekurave. Ai u akuzua dhe dënua bashkë me Dashnor Dumanin, Asllan Plakun dhe Bledar Plakun.