Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë këtë javë Ballkanin Perëndimor. Von der Leyen do të vizitojë edhe Shqipërinë, ditën e enjte 27 tetor.
Të mërkurën, 26 tetor, Ursula von der Leyen do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, të premten Bosnje Hercegovinën dhe Serbinë.
Vizita e presidentes së Komisionit Evropian do të përmbyllet të shtunën, ku do të vizitojë Malin e Zi.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel bëri të ditur se më datë 6 dhjetor, në Tiranë do të mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor.