-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen 11 gazetarë të mediave pro-kurde në Turqi

Kryesoret

Policia turke ka kryer bastisje në disa qytete gjatë ditës së sotme dhe ka arrestuar 11 gazetarë të lidhur me media pro-kurde për lidhje të dyshuara me militantët kurdë.

Arrestimet erdhën disa ditë pasi Turqia ratifikoi ligjin e ri kontrovers për media që urdhëron dënimin me burg për njerëzit që konsiderohen se po përhapin “dezinformata” me qëllimin e shkaktimit të “panikut, frikës dhe shqetësimit publik”.

Kritikët kanë thënë se frikësohen se qeveria e presidentit Rexhep Tajip Erdogan, e cila tashmë kontrollon shumicën e mediave, do ta përdorë ligjin që të shtypë më shumë rrjetet sociale dhe raportimin e pavarur, raporton AP, transmeton Klankosova.tv

Policia, në një njoftim publik, tha se të dyshuarit u arrestuan për përmbajtje të lajmeve “që nxisin publikun në urrejtje dhe armiqësi”. Po ashtu, akuzoi edhe agjencinë e lajmeve “Mezopotamya” që është pro-kurde se operoi si “këshill medial” i partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, ndërsa i përshkroi bastisjet si “operacion antiterrorist”.

Turqia është ndër vendet që ka burgosur më së shumti gazetarë, me 35 të tillë dhe punonjës të tjerë të medias që aktualisht janë në burg, sipas ligjeve antiterroriste turke.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit