Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e kësaj të marte në Skrapar. Një makinë tip “Ford” ka përplasur një fëmijë në shkollën “Zylyftar Veleshnja”.
I plagosuri është një fëmijë i klasës së dytë, po e asaj shkolle. I mituri është transportua me urgjencë drejtë spitalit të Beratit ku dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Policia ka bërë me dije se shoferi, Anuel Bregu, 44 vjeç është shoqëruar dhe po merret në pyetje.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
“Në lagjen “Estref Caka”, shtetasi A. B., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një shtetas të mitur 8 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale,” ka njoftuar policia.