-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit: “Shqiponja” është kthyer në strukturë gjobëvënësish. U marrin para personave me armë pa leje!

Kryesoret

Ish-drejtuesi i Policisë, Arben Hajdarmataj, është shprehur se ekipi i “Shqiponjave” në Policinë e Shtetit është kthyer në një strukturë gjobëvënësish.

Hajdarmataj ka theksuar edhe se “Shqiponjat” kanë harruar misionin e tyre që është t’u shërbejnë qytetarëve.

Më tej ka shtuar se ata kapin persona që janë në shkelje dhe ju marrin para për të mos i ndëshkuar.

“Shqiponjat janë kthyer në një strukturë jo në shërbim qytetarëve. Se po reagon shumë ashpër. Harron që është në shërbim të qytetarit. Kemi rastin Rasha, kemi rastet e protestave që kapin të gjithë njerëzit dhe i dhunojnë. Është kthyer në një strukturë, dhe po jep imazh të keq të policisë. Absolutisht po. E veçoj dhe ju bëj thirrje për rishikim të kësaj strukture dhe mënyrën që funksionon. Kjo strukturë është kthyer edhe në gjobëvënës ndaj njerëzve. Mënyra e reagimit, më lë hije shumë të keqe. Në orët e vona ku mund të konsumohen lëndë, këta janë bërë raste që i gjuajnë këto raste u marrin para në këmbim për të mos e shoqëruar. Apo aq më tepër për të mos e arrestuar apo në rastet ku janë persona me armë pa leje. Ata i marrin para”, tha Hajdarmataj në Abcnews.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit