Një adoleshent shqiptar, rreth 16 vjeç, ka kërkuar ndihmë në një nga shtëpitë që ndodhen në bregun lindor të Anglisë. Ai sapo kishte zbritur nga gomonia dhe ka vrapuar drejt shtëpisë së 59-vjeçarja, Sue Doyley.
Ai i ka kërkuar asaj ta dërgojë në Manchester, por në momentin që ajo e ka refuzuar, ai i ka kërkuar të përdorë telefonin e shtëpisë së saj.
Këtë ngjarje e pa edhe fqinja e 59-vjeçare, Louise Monger, e cila ka shkuar menjëherë në ndihmë të fqinjës së saj, ndërsa ka tentuar të ndalojë adoleshentin shqiptar i cili ndodhej në atë moment në dhomën e gjumit, por e pati të pamundur.
Ndërkohë që disa minuta më pas shqiptari u kap nga policia.