-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me vaj kanabis në Moskë, gjykata ruse lë përfundimisht në qeli basketbollisten amerikane

Kryesoret

Gjykata ruse ka refuzuar një apel të yllit të basketbollit amerikan, Brittney Griner, kundër dënimit të saj nëntëvjeçar për akuzat për drogë.

Fituesja e dyfishtë olimpike kërkoi falje për “gabimin e saj të sinqertë” në seancën e saj të apelit përmes lidhjes video, duke thënë se kishte qenë “shumë, shumë stresues”.

Griner, 32 vjeç, u dënua në gusht për kontrabandë dhe posedim vaj kanabisi.

Avokati i sportistes, Alexander Boykov, i tha gjykatës: “Asnjë gjyqtar, dorë për zemër, nuk do të thotë sinqerisht se dënimi nëntëvjeçar i Griner është në përputhje me ligjin penal rus”.

Një diplomat i lartë amerikan, i cili mori pjesë në seancë, e quajti dënimin “të tepërt dhe joproporcional”.

E konsideruar si një nga lojtarët më të mirë në botë, ajo u ndalua më 17 shkurt në një aeroport afër Moskës, kur në bagazhin e saj u gjetën fishekë vapa që përmbanin vaj kanabisi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit