‘Primaret’ kanë nisur të shfaqen më dukshëm në Partisë Demokratike, ku pritët së shpejti të bëhen publikë emrat e kandidatëve potenciale për bashkitë në vend. Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, është përfolur si një nga kandidatët e mundshëm për bashkinë e Tiranës.
Së fundmi Alimehmeti ka dhënë një mesazh lidhur me këto pritshmëri. Në një status në rrjetet sociale Alimehmeti duke u bazuar tek Primaret në PD-së, fton anëtarët, simpatizantët dhe demokratët që të vendosin ata dhe jo kryetari.