Ditën e sotme deputetja e PD-së Jorida Tabaku do të mbajë një takim në Korçë me studentet dhe fermerët.
Në një konferencë për mediat ajo tha se qytetarët nuk e meritojnë trajtimin që po u bën qeveria, teksa po legalizon paratë e krimit dhe korrupsionit.
“Unë kam 3 vite që flas kundër amnistisë fiskale dhe është një temë që do ta flas edhe sot më studentët, mendoj që Shqipëria e 2022 nuk meriton të diskutojë ligj për të falur korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Është e pabarabartë përballë ligjit, është jo e drejtë, arrogante dhe qytetarët e Korçës që paguajnë taksa me një normë 90% nuk e meritojnë këtë trajtim nga qeveria” tha Tabaku.
Ndërsa kur u pyet për negociatat brenda PD-së ajo refuzoi të përgjigjet duke thënë pyesni negociatorët dhe duke e kaluar me një batutë duke thënë se sot është një ditë e bukur me diell në Korçë.