-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ky është gjeniu nga Thumana, ia kalon makinës llogaritëse

Kryesoret

Në zonën ku banon, të gjithë e thërrasin “gjeniu i matematikës”. Ai mund të shumëzojë, pjestojë, mbledhë dhe zbresë lehtësisht një numër me numra dy, tre dhe katërshifrorë, pa patur nevojë për një makinë llogaritëse.

Ndërsa ti e pyet, ai e ka gjetur përgjigjen. Numrat janë bota e tij, pasioni i tij. Ermisi nga Thumana spikati që i vogël për dhuntitë në shkencat ekzakte, duke befasuar edhe mësuesit.

“Që në klasë të parë kuptova se matematika është lënda ime e preferuar. Deri në ato momente nuk e dija se kisha aftësi të mblidhja dhe zbrisja. Më kanë ndihmuar shumë edhe mësuesit. Me kalimin e kohës, ushtrimet e librit më dukeshin shumë të thjeshta,”- na tregon 13-vjeçari.

“Jam shumë i lidhur me mamin, por pjesëmarrja në programin Festojmë Familjen e ka thelluar edhe më tej marrëdhënien tonë. Më pëlqeu shumë koha e kaluar me familjen në kampin e familjes. Tani ndjej një perkushtim më të madh nga mamaja ndaj meje dhe vëllait”  na tregon 13 vjeçari nga Thumana.

Ermisi e kalon kohën e lirë duke lexuar gjeometri, trigonometri dhe çdo gjë që ka të bëjë me botën e matematikës. Jetesa në periferi të Thumanës dhe mungesa e vëmendjes së duhur, nuk e kanë penguar adoleshentin të zhvillojë më tej talentin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit