Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj në një deklarate për mediat sot ka bërë publike emrat që grupi i tij propozon si kandidatë për Avokat Popull.
Emrat e propozuar janë: Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj.
Alibeaj theksoi se mënyra si ato kanë bërë përzgjedhjen duhet të jetë shembull për të gjithë sesi duhet të bëhet përzgjedhja e zyrtarëve të lartë të shtetit. Ai tha se PD-ja ka pasur si kusht kryesor që kandidati të mos ketë lidhje me diktaturën komuniste.
“Në një përzgjedhje të pozicionit të avokatit të popullit kemi pasur edhe një lloj sqime që përmes pozicionit tonë të japim sinjale të forta për mënyrën se si duhet të zgjidhjen drejtuesit e institucioneve më të larta.
Një nga aftësitë që ne vlerësuam ishte pastërtia e figurës, por edhe aftësinë profesionale. Kemi vendosur që emrat të mos kenë lidhje me sigurimin e shtetit dhe periudhën komuniste.
Grupi i PD arriti në mënyrë unanime që të fokusohet në dy emra: Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj.“