Policia e Shkodrës ka zbardhur detaje të reja në lidhje me të shtënat me armë zjarri në lagjen “Skënderbeg”.
Raportohet se efektivët e policisë kanë vënë në pranga David Kiri, vëllai i të cilit u konfliktua mbrëmjen e kaluar me shtetasin Kristian Fermosi.
VIDEO-Të shtënat në Shkodër, reagon policia: Ka konflikt/ Emrat
Si ndodhi ngjarja?
Fillimisht shtetasit Kristian Fermosi dhe Ardjan Kiri kane debatuar dhe më pas janë konfliktuar me njërin tjetrin. Gjatë debatit ka ardhur me një automjet vëllai i Ardjan Kirit, shtetasi David Kiri i cili ka goditur me makinë shtetasin Kristian Fermosi. Ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të mjetit por dy vëllezërit kanë arritur t’i shpëtonte plumbave.
Policia pas kësaj ngjarje ka arrestuar shtetasin David Kiri ndërsa është duke punuar për gjetjen dhe kapjen e vëllait te tij Ardjan Kiri dhe personit që u konfliktua me të Kristian Fermosi.