-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekspertët ngrenë alarmin: Raketat që do të testojë Koreja e Veriut do të jenë me mbushje bërthamore

Kryesoret

Ekspertët që janë në pritje të një prove bërthamore nga Koreja e Veriut thonë se në atë aktivitet duket se do të përfshihen edhe mbushje bërthamore në miniaturë, të projektuara për t’u vendosur brenda raketave që kanë kapacitetin të godasin Korenë e Jugut.

Fuqia e shpërthimit do të ishte e ngjashme me atë të bombave bërthamore që Shtetet e Bashkuara hodhën mbi qytetet japoneze Hiroshima dhe Nagasaki, në gusht të vitit 1945, për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore, thonë ekspertët.

Të martën, Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, duke folur në parlament tha se Koreja e Veriut ka përmbyllur përgatitjet për provën e shtatë bërthamore.

Ekspertët thanë se prova e shtatë bërthamore e Koresë së Veriut ka të ngjarë të pasojë raundet e fundit të lëshimeve të raketave.

Jim Walsh, ekspert bërthamor në Programin e Studimeve të Sigurisë të Institutit të Teknologjisë së Massachusetts (MIT), tha se gjashtë provat e mëparshme bërthamore të Koresë së Veriut “u paraprinë nga një seri e përshkallëzuar provash me raketa”

Olli Heinonen, ish-zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA), i cili tani është studiues në Qendrën “Stimson”, tha se Koreja e Veriut ka të ngjarë të “bëjë disa prova bërthamore për të prodhuar armë taktike të vogla bërthamore”.

Armët bërthamore taktike i referohen raketave me rreze të shkurtër veprimi, të afta për të mbartur mbushje të vogla bërthamore të projektuara për t’u përdorur në fushat e betejës. Raketat taktike përfshijnë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi që janë afërsisht 1.2 metra të gjera dhe 6.4 metra të gjata dhe mund të udhëtojnë deri në 1 mijë km.

Që mbushjet bërthamore të vendosen në raketa me rreze të shkurtër veprimi, pajisjet duhet të jenë të vogla dhe të lehta./VOA

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit