Kreu aktual i SPAK, Arben Kraja është në fund të mandatit të tij dhe ka zhvilluar një takim me ambasadorin italian, Fabrizio Bucci.
Bucci është shprehur se Kraja ka bërë një punë të mirë dhe SPAK do të vazhdojë të ketë mbështetjen e pakushtëzuar të shtetit italian. Ai ka shtuar se bashkëpunimi me SPAK-un nuk do të mungojë as me kreun e radhës.
“Takim pune i gjatë e frytdhënës me kreun e SPAK Arben Krajën. Mbështetje e plotë dhe e pakushtëzuar për veprimtarinë e SPAK në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Është e patolerueshme çdo formë ndikimi apo intimidimi ndaj çdo magjistrati, puna e të cilit është thelbësore për demokracinë. Italia do të jetë gjithmonë përkrah magjistratëve shqiptarë, të cilët duhet të jenë në gjendje të punojnë të pavarur dhe të qetë. Bashkëpunimi ynë me SPAK do të vijojë me më shumë intensitet. Një falënderim i madh e i padiskutueshëm shkon për Arben Krajën, për punën e tij të jashtëzakonshme e frytdhënëse si i pari drejtues i SPAK,” ka shkruar ai.
Related