-sidi education-spot_img
14.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lista serbe i kërkoi takim urgjent, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë

Kryesoret

Lista Srpska ka kërkuar një takim urgjent me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se 31 tetori është afati i fundit kur qytetarët serbë mund t’i riregjistrojnë targat në RKS.

Siç raporton Tanjug, Vuçiq ka thirrur një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për nesër.  Seanca është caktuar në orën 10:00.

Një orë më herët, Vuçiq nesër do të presë drejtuesit e Listës Srpska dhe pas takimit do të ketë konferenca për media.

Përmes një postimi në Facebook, Lista Srpska thotë se duhen të merren vesh me Vuçiqin për veprimet e ardhshme.

“Në emër të popullit serb nga Kosova dhe në lidhje me njoftimin e Albin Kurtit se më 1 nëntor do të fillojë konfiskimin e pronës së qytetarëve tanë dhe automjeteve me targa serbe, ne përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova kërkojmë takim urgjent me presidentin Aleksandar Vuçiq”, thuhet në këtë deklaratë të Listës Serbe./ Gazeta Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit