Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sqaroi sot detajet e paktit me Sali Berishën për zgjedhjet e 14 majit të vitit tjetër. Si do të ndahen bashkitë dhe këshillat?
“Me Berishën kemi dakordësi të jashtëzakonshme. Nëse PD do të jetë është faktor për këshillat dhe kryetari i primareve del nga PD, kryetari i këshillit do të jetë nga Partia e Lirisë.
Nëse kryetari del nga primaret, kryetari i këshillit do të jetë nga Partia Demokratike dhe kështu me radhë, ose me partinë e tjera” tha Meta.
Ish-presidenti ka deklaruar se fokusi do të jetë te këshillat bashkiakë, ndërsa PD-së do i lerë të zgjedhë kandidatët për kryetar bashkie.
Por çfarë do të ndodhë me grupin e Enkelejd Alibeajt? “Unë nuk i mohoj askujt të drejtën të largohet nga Musolini dhe Klareta sa më parë.
Madje inkurajoj qytetarët që u kanë dhënë nga 10-12 mijë vota, t’u kërkojnë llogari. Ata janë sakatuar për t’i kërkuar llogari dhe për t’i bërë serenata Ramës. Nuk ka më as Lula, as Lulusha” tha ai.