-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrumbullaku me “fshesën” ndaj “bluve”, shkarkohet shefi i Krimeve dhe inspektorët

Kryesoret

Drejtori i Policisë, Muhamet Rrumbullaku ka shkarkua nga detyra disa nga drejtuesit e lartë të uniformave blu.

I pezulluari i parë është shefi i Krimeve në Devoll, së bashku me 4 policë të tjerë. Ai është shprehur se shkarkimet po bëhen pas disa denoncimeve dhe videove të publikuara në media.

Sipas tij drejtori ka kaluar kompetencat gjatë trajtimit të një çështjeje ligjore.

Të shkarkuari janë:

Komisar P. S., me detyrë Shef i Krimeve i Komisariatit të Policisë Devoll, është përjashtuar menjëherë nga Policia e Shtetit, për shkelje të Kodit të Etikës së Punonjësit të Policisë së Shtetit.

Inspektor B. Z., me detyrë Trupë Shërbimi në Seksionin e Forcës së Fosaçme “Shqiponja”, e DVP Dibër, është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor për tejkalim të kompetencave.

-Inspektor P. M., me detyrë Ndihmëskontrollor i Policisë Kufitare, në Portin e Durrësit, është pezulluar dhe është transferuar në një detyrë tjetër, pasi ka shkelur atributet dhe kompetencat e punonjësit të Policisë.

-Nënkomisar G. A., me detyrë Specialist i Shërbimeve Operacionale të Policisë Kufitare të Durrësit, ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

-Inspektor A. Sh., me detyrë Trupë Shërbimi i Policisë Kufitare të Durrësit, është pezulluar menjëherë nga detyra, është kryer transferimi i menjëhershëm i tij, në një strukturë tjetër, jashtë qarkut dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit