-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti kroat: Po sikur Kroacia të sulmojë Serbinë?

Kryesoret

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, pozicionin e tij kundështues në raport me vendimin e Qeverisë kroate që Forcat e Armatosura e Ukrainës të stërviten në territorin kroat, e ka justifikuar me një shembull të çuditshëm.

“Kroacia ka detyrime vetëm ndaj NATO-s”, u shpreh fillimisht ai dhe shtoi: “Po sikur Kroacia të sulmojë Serbinë dhe të hyjë në luftë, a duhet të na ofrojë NATO-ja ndihmë dhe mbrojtje”?

Nuk kaloi shumë kohë dhe presidenti kroat e përmirësoi deklaratën e tij.

“Kroacia nuk do të sulmojë Serbinë dhe Serbia nuk do ta sulmojë Kroacinë, natyrisht, por këtë e them për të hequr qafe mashtruesit që flasin për disa detyrime kroate”.

 

Duke iu referuar Artikullit V të NATO-s ku thuhet se sulmi ndaj një anëtari të Aleancës, do ta konsiderohet sulm kundër të gjithëve, Milanoviç theksoi se “çdo rregull ka jetëgjatësinë e vet”.

“Unë e marr seriozisht këtë rregull, por ne kemi nevojë edhe për sjelljen tonë të arsyeshme për të mos hyrë në probleme më të mëdha sesa ato që na duhen”, u shpreh ai.

Ndryshe, ditë më parë shefi i shtetit kroat kishte deklaruar se nuk do ta mbështesë Misionin EUMAM Ukrainë sepse siç vlerësonte ai, “do të nënkuptonte përfshirjen e Kroacisë në luftë”.

Ai mohoi se ishte në dijeni që ministrat e jashtëm evropianë kishin dhënë idenë për të trajnuar 15 mijë ushtarë ukrainas në Evropë.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit