-sidi education-spot_img
13.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vaksina kundër gripit stinor, ministria e Shëndetësisë: Të mbron dhe nga COVID-19

Kryesoret

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal, si dhe të marrin dozat përforcuese kundër koronavirusit.

Përmes një komunikate për media, Ministria ka thënë se vaksinimi kundër grupit sezonal do të fillojë nga 31 tetori.

Vaksinimi kundër gripit sezonal do të mund të bëhet çdo ditë në qendrat kryesore të Mjekësisë Familjare në çdo komunë.

Ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vigjilencë teksa po rritet numri i rasteve me koronavirus dhe grip stinor në Evropë.

“Kjo nuk është kohë për relaksim”, ka thënë drejtori i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge, në një konferencë për media, duke iu referuar afrimit të stinës së dimrit.

Në këtë valë të re të koronavirusit nuk është duke u rritur numri i vdekjeve apo edhe i shtrimit të pacientëve në kujdes intensiv, prandaj OBSH-ja e ka përmendur rëndësinë e vaksinimit.

“Vaksinimi mbetet një prej mënyrave tona më efikase kundër grupit stinor dhe koronavirusit”, ka thënë Kluge, duke u bërë thirrje njerëzve që të marrin dozat përforcuese sa më shpejt që është e mundur./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit