Rusia deri më tani ka përdorur rreth 400 dronë të prodhuar nga Irani për të sulmuar civilët dhe infrastrukturën ukrainase që nga fillimi i pushtimit, pretendoi të mërkurën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Dialogu” i Moskës përfshin “400 raketa në vend të fjalëve”, tha Zelensky në një konferencë shtypi me presidentin e Guinea-Bissau, Umaro Sissoco Embaló. Zelensky shtoi se “60-70% e atyre vdekjeprurëse (dronëve) u rrëzuan” nga ushtria e Ukrainës.
“Ngushëllimet e mia për të gjithë ata që humbën të afërmit dhe të dashurit e tyre si rezultat i sulmeve të dronëve iranianë,” shtoi ai.
Ndërsa Irani mohon t’i ofrojë Rusisë dronë të përdorur kundër Ukrainës, diplomatët e lartë britanikë, francezë dhe gjermanë i shkruan sekretarit të përgjithshëm të OKB-së të premten duke kërkuar hetim për transferimin e dronëve të Iranit në Rusi.