Ditën e sotme në orën 12.00 kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta do të firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit tjetër.
Baza e paktit është kjo; PD do të propozojë kandidatët për kryetarë bashkie dhe Partia e Lirisë do të marrë drejtimin e këshillave.
Prova e parë e bashkëpunimit për të treguar forcën do të jetë 12 nëntori, data e protestës kombëtare që do të zhvillojë opozita.
Këta e ka bërë të ditur vetë kreu i demokratëve, Sali Berisha, i cili ka konfirmuar se në këtë aksion opozitar do të ketë krahun më të fortë Partinë e Lirisë, por edhe parti të tjera opozitare në vend.