-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Aulonin e qëlluan nga mbrapa, spraji i ariut që hodhi policia është vdekjeprurës

Kryesoret

Pas QSUT-së, kryetari i PD-së, Sali Berisha shkoi tek Spitali i Traumës për të parë gjendjen shëndetësore të Aulon Kalasë që u lëndua në protestë. Akuzoi se policia hodhi spraj ariu kundër protestuesve.

“Aulon Kalasë i kanë hedhur spraj ariu, e kanë goditur kafshërisht mbrapa me shkop kur në mënyrë absolute nuk po kryente asnjë veprim të dhunshëm. Ju e njihni, Aulon Kalaja, ka bërë 350 protesta dhe kurrë nuk ka bërë një herë protestë përveçse paqësore.

Dhe tani më tha se e pashë që e morën Klevisin egërsisht falangat e Skënder Ballukut dhe Sokol besëprerit…kanë përdorur bombolat e sprite që kishin imazhin e ariut. Spraj ariu mund të ketë në raste të caktuara është vdekjeprurës, në rastin e personave që kanë probleme bronshite apo astmë, apo vagonomi të shtuar që mund të reflektohen në zemër me arrest kardiak.

Përdorimi i tij është vepër e rëndë penale që dënohet në konventa është absolutisht e ndaluar të përdoret tek njerëzit dhe këta kanë përdorur masivisht sprajn e ariut. Unë isha tek urgjenca me doktor Tritanin atje janë disa drejtues dhe deputetë të PD-së të goditur me spraj ariu që kanë shkuar deri në djegie sepse ai është një spraj i llogaritur në disa fishin e përdorimit të sprahtit të njeriut sepse ariu është 3-400 kg dhe me një fuqi të jashtëzakonshme dhe që përhapet në një fushë më të gjërë.

Janë hedhur nga tarracat shishet molotov mbi protestuesit, kanë plagosur edhe një policë në kokë me molotov të hedhur nga tarracat por e fshehën. Demonstruesit e kanë parë, u plagos me një shishe të hedhur nga sipër, si qytetarët. Kanë hedhur edhe bomba zhurmuese dhe granatat zhurmuese kanë plagosur tek këmbët një sërë protestuesish.

Protesta tjetër do të jetë e stërfuqishme krahasuar me këtë sot. I them Ramës se cështja, dosja Rama-Balluku nuk mbyllet më, e mbylle me prokurorinë dhe gjykatën por me opozitën nuk mbyllet kurrë. Edhe gazetarët janë sulmuar sot dhe dënoj me forcën më të madhe. Filmoni cdo akt të tyre, mjetet që hedhin, sprajn e ariut, bën vepër penale kudo dhe ne do të paraqesim akuza më të forta ndaj tyre për këto krime që kanë kryer sot.

Për zotin Kalaja ka kontuzion të indeve të buta në zonën e trurit por mund të jetë shoqëruar nga kontuzion i trurit që skaneri në fillim nuk e zbulon dot. Goditja ka qenë e qëllimshme, i shkuan dhe e goditën nga mbrapa, vetëm se po merrte Klevis Ballin. Një strategji që ngjitet në nivelin e akteve terroriste. Një protestuesi pasi i këputën kërbishtin e mbajnë të arrestuar duan ti ndryshojnë dëshminë. Protestuesin e kanë sjellë nga protesta. Ky drejtori i Tiranës, Allushi është një bandit, ortak i bandave. Kjo katërshe e sotme me në krye Skënder Ballukun janë në listë të zezë sa është Rama me Ballukun” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit