2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Divorci ngujon 6 fëmijë në Levan, policia e psikologët s’i nxjerrin dot nga banesa

Kryesoret

Divorci është një nga procedurat më të vështira për tu përballur nga një familje dhe fëmijët janë ata që e përjetojnë më keq nga palët.

Një çështje e tillë ka ndodhur dhe në dy familje në Levan të Fierit, por këtë herë fëmijët refuzojnë të dalin nga shtëpia ku kanë lindur. Bëhet fjalë për 6 fëmijë të mitur, të moshës 8 deri në 13 vjeç. Dy vëllezërit, Ilir dhe Lefter Hila u divorcuan nga bashkëshortet e tyre, por fëmijët, pas këtij vendimi u ngujuan. Ngujimi duket si një fenomen “malësorësh”, por në fakt prej 1 muaj ata refuzojnë të dalin nga shtëpia dhe të shkojnë në shkollë.

Sipas hallës së tyre, para “qëndresës” së tyre kanë dështuar psikologët dhe përmbaruesit, as me forcë nuk kanë mundur ti nxjerrin.

“Bënë çfarë ishte e mundur të gjithë psikologët dhe nënat, por nuk dëgjonin. Mesa kam parë unë, marrëdhëniet e fëmijëve me nënat e tyre ishin shumë të mira. Unë habitem si ikën. Fëmijët qanin, qëllonin policët u thonin kriminelë me uniformë. Ata nuk dëshirojnë të qëndrojnë me nënat e tyre, pasi kanë arsyet e tyre. Jam habitur kur kam dëgjuar çfarë kanë thënë fëmijët. Fëmijët kishin një muaj që nuk shkonin në shkollë. Edhe vëllezërve u thoja pse e bëjnë kaq të madhe. U thoja të keqen halla, e keni gabim, e keni nënë. Dje në drekë ngeli tavolina shtruar se po hanin bukë fëmijët. U traumatizuan”,  u shpreh halla e tyre në Faxnews.

Njëri prej vëllezërve të saj ka rënë në burg, ndërsa nënat e fëmijëve nuk po arrin ti marrin ata dhe pse kanë kujdestarin ligjore nga gjykata. Mësohet se një nga fëmijët sot ka datëlindjen.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit