-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Lali Eri dhe mafia e betonit”, Këlliçi: 4 arsyet pse dua të bëhem kryebashkiak

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kreun e bashkisë së Tiranës. Deri më tani ai është i vetmi kandidat nga selia blu, por së bashku me emrat e tjerë që do të bëhen publik në vijim do t’i nënshtrohen garës së primareve.

Në fjalën e tij Këlliçi ka treguar 4 arsyet pse dëshiron të jetë në krye të bashkisë duke u shprehur se Veliaj është pasuruar nga taksat e qytetarëve dhe se po fshihet pas lejeve të ndërtimit që ka dhënë për mafien dhe krimin.

4 arsyet e Këlliçit:

Së pari, Tirana ka nevojë dramatike për ndryshim. Në 8 vite, Tirana humbi trashëgiminë e saj historike qindravjeçare, për shkak të miliona metrave katrorë leje-ndërtimi, që Erion Veliaj dha babëzisht, pa kriter.

Si banor i Tiranës, si bir, lindur e rritur në këtë qytet, e kam të papranueshme të lejoj që Tirana të privatizohet, çdo ditë e më shumë nga mafia e ndërtimit.

Unë kandidoj në këto primare për të zgjedhurit vendorë, pasi besoj se për të administruar Tiranën duhet të fitosh si fillim besimin e forcës politike ku aderon.

Së katërti, unë nuk kam asgjë për t’u turpëruar dhe jam krenar për rrënjët e mia, për të kaluarën dhe të tashmen time. Unë nuk kam të vdekur në ndërgjegje, nuk kam shpikur inceneratorë për të vjedhur, nuk kam pastruar para të pista me leje-ndërtimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit