Kryeministri Edi Rama vlerësoi ndihmën e BE-së për t’i dhënë Shqipërisë 80 mln euro për të përballuar krizën e energjisë elektrike.
Shuma, tha më tej Edi Rama nuk është e mjaftueshme për të përballuar krizën, por e falënderoi. “80 mln euro nuk na mjaftojnë fare, por ato janë një ndihmë shumë e rëndësishme. Por ne jemi falënderues për këtë ndihmë” tha ai.
Por sa pjesë të nevojës së Shqipërisë mbulon kjo shumë? Kryeministri Edi Rama u shpreh se 80 mln nuk janë shifër e vogël, por mbulon vetëm 1/6.
“80 mln euro nuk janë pak. Janë një shifër e konsiderueshme. Për t’ju përgjigjur pyetjes, sa pjesë e të tërë nevojës janë qe ne të vazhdojmë të mbrojmë çmimin për familjet, janë 1/6.
Brukseli dha 80 mln euro për energjinë, Rama: Mbulon vetëm 1/6 e shpenzimeve tona
Këtë vit, deri në fund të vitit ne na është dashur, 460 mln euro. Kjo e kombinuar mes buxhetit të shtetit dhe OSHEE-së. Sigurisht është një shumë marramendëse për buxhetin tonë, por është një shumë ka ndihmuar edhe për inflacionin” tha ai.
Në horizont kishte një lajm të mirë që mund të shtyjë fashën e pragut 800 kilovat edhe për nëntorin.
“Kemi ulje të konsumit, shikojmë pozitivitet. nesër do të kursehet arsyeshëm mundësi që të veprojmë ndryshe me fashën krijohet dhe alarmi absurd neglizhon faktin që fasha 800 kilovat ka kohë që është vendosur në Kosovë.
Dhe nuk ka prekur të gjithë popullin e Kosovës. BE nuk ka një shpellë me ar dhe ka ardhur dita që të derdhë florinjtë mbi të gjithë popujt. Kjo është kohë lufte. Nuk e kemi zgjedhur ne, nuk e ndalojmë dot ne. Lufta është fakt” tha ai.